Rekordi unik i Valmir Bytyqit

Valmir Bytyqi ka pësuar gol pas 800 minutave në Shahin Haxhiislami.

Portieri i Besës, Valmir Bytyqi, sot ka pranuar golin e parë të stinorit në Superligë në terrenin vendas “Shahin Haxhiislami” dhe ka pësuar golin e parë pas 800 minutave.

Kjo shifër është rekord i Superligës për portë të paprekur të një portieri me ndeshje radhazi si vendas.

Tetë ndeshje pa pranuar gol që nga fillimi i stinorit dhe 80 minuta tjera sot, bëjnë 800 minuta të plota.

Besa arriti të shënojë fitore kundër Drenicës 3-1 duke u afruar në tri pikë nga kreu.

loading...