Reja tregon ndryshimet në kombëtare

Tashmë shanset që Shqipëria të kualifikohet në “Euro 2020” janë gjithmonë e më të zbehta pasi kombëtarja shqiptare ka grumbulluar vetëm tre pikë në tre ndeshje.

Shqipëria pritet të luaj nesër ndeshjen e radhës ndaj Moladvisë, vetëm pak ditë pas humbjes 1 me 0 nga Islanda, shkruan GazetaOlle.com.

Në konferencen e sotme trajneri i Shqipërisë, Edy Reja ka folur për ndryshimet në formacion.

Ndryshimet – “Mbrojtja mund të jetë me 3 ose 4. Në mesfushë do të ketë ndryshime dhe në sulm padyshim, pasi ka lodhje. Në fillim duhet të flas me lojtarët dhje pastaj do shihni formacionin. Kemi dhe 24 orë ende për të parë.