Reja flet për rritjen e madhe që ka bërë Berat Gjimshiti te Atalanta

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja është një nga trajnerët që e njeh më mirë se kushdo tjetër Atalantan në Serie A.

Trajneri kuqezi e ka drejtuar jo pak, por 53 ndeshje skuadrën bergamaske në sezonin 2015-2016.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, italiani 74-vjeçar ka komentuar edhe situatën e Berat Gjimshitit, një prej qendërmbrojtësve titullarë të skuadrës italiane.

Jo vetëm kaq, por trajneri i Kombëtares ka komentuar edhe situatën e masave me të cilat po bëhet gati që të rifillojë futbolli në Serinë A.

“Një nga lojtarët e Shqipërisë tashmë është shndërruar në garanci për Atalantan. Berati është bërë shumë i zoti. De Zerbi ishte ai që i dha mundësinë dhe besimin në fillim te Benevento. Sot është një tjetër mbrojtës në krahasim me atë kur erdhi në janar 2016 kur isha unë në bankinë. Me trajnerin Gasperini u konfirmua dhe bëri hapin e madh”, tregon trajneri i Kombëtares për qendërmbrojtësin shqiptar të bergamaskëve, duke qenë se po bën një sezon fantastik, në Serinë A dhe në Ligën e Kampioneve.