Reja debuton me humbje: Na u mohua një penallti

Shqipëria është mposhtur me rezultat 1 me 0, nga Islanda, në ndeshjen e vleshme për kampionatin evropanë 2020.

Një gol i shenuar nga islandezët, falë një gabimi në mbrojtje të Shqipërisë, i kushtoj shumë, këtyre të fundit, shkruan GazetaOlle.com.

Pas ndeshjës, trajneri Edy Reja, i cili debutoj në stolin e Shqipërisë, ka thënë se goli i pranuar ishte falë një gabimi fëmiror, kurse thekson se skuadrës së tij, i’u mohua edhe një penallti.

“E nisëm mirë. 20 minutat e para e nisëm mirë. Krijuam disa raste. Ata nuk bënë ndonjë gjë të madhe, përveç lojës ajrore.  Për rezultatin më vjen shumë keq, jam i tërbuar, sepse ishte edhe një penallti në favorin tonë. Ndoshta mund të bëhet një faull taktik, nuk mund të bëhet ai gabim aty, edhe pse lojtari depërtoi bukur dhe u tregua i zoti. Patëm 3 mundësi ta ndalnim, ishte një gabim fëminor, i pafalshëm”, ka thënë Reja.