Reina kishte lidhje me mafian, ftohet nga gjykata

Pepe Reina është marrë në pyetje si person në dijeni të fakteve nga Gjykata e Napoli për çështjen Anti-Mafia, që po heton vëllezërit Espozito, sipërmarrës të arrestuar në ditët e kaluara, të akuzuar për përfshirje në Kamorra.

Seanca pyetësore karshi portieri spanjoll ka ndodhur të hënën në selinë e prokurorisë së Napoli, por vetëm sot është zyrtarizuar largimi nga Gjykata. Reina ka folur para katër prokurorëve De Falco, Parascandolo, Teresi dhe Melillo.

 

 

Pikërisht për njohjen me vëllezërit Esposito, portieri i Napoli ishte marrë në pyetje edhe nga Prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit.

Ai ka qenë klient i rregullt i një lokali në Coroglio, ku bëri edhe festën e lamtumirës nga Napoli, pasi në sezonin e ardhshëm do të luajë me AC Milan.

Reina pranoi se i ka pagur rreth 5 mijë euro vëllezërve Espozito, për festën e organizuar prej tij.