“Reds”-at, organizim special për ndeshjen me Arsenalin

“Oda” në Prishtinë, të hënën në mbrëmje do të shndërrohet në “Anfiel Road”, pasi tifozët e skuadrës së famshme angleze, Liverpool që gjinden në Kosovë, do të mblidhen sëbashku për ta shikuar ndeshjen kundër Arsenalit, që luhet prej orës 21:00.

Grupi zyrtar i tifozëve të Liverpoolit në Kosovë “Kosova Reds”, ka bërë një njoftim publik, ku i ka ftuar të gjithë tifozët që të mblidhen për ta parë skuadrën e tyre të zemrës, ku nuk do të mungon edhe këndimi i himnit të njohur “You’ll Never Walk Alone”.

Ky organizim vije si rezultat i vendeve të vogla në lokalet e kryeqyteti për ta parë Liverpoolin, pasi numri i tifozëve është i madh.

“Kosova Reds” janë të njohur edhe zyrtarisht nga klubi i Liverpoolit si tifozë zyrtarë nga Kosova dhe janë ndër më të organizuarit në vend.

Në disa raste në mënyrë të organizuar kanë qenë në Angli për ta parë skuadrën e tyre të zemrës në “Anfield Road”.