Redi Jupi: Kosova nuk është më lart se sa Shqipëria!

Në lidhje me dështimin e Shqipërisë në dy ndeshjet e fundit miqësore, kundër Kosovës dhe Ukraninës, Redi Jupi, në “Procesin Sportiv” në Top-Channel deklaroim se Kosova nuk është më lartë se sa Shqipëria.

Ai pranoi se Shqipëria është në garë me Kosovën për të marrë talentët.

“Mendoj se miqësorja ndaj Kosovës nuk u përgatit shumë mirë. Ne vërtetë jemi një komb, por jemi në garë me Kosovën për të marrë lojtarë në kombëtare. Ky ishte një shans i humbur për ne. Por, Kosova e përballoi shumë mirë këtë sfidë në çdo aspekt. Kosova luajti me agresivitetin e duhur dhe me respektin e duhur ndaj nesh”.

Ndeshje vëllazërore? Ç’kuptim ka kjo?! Kjo ishte një ndeshje miqësore që duhej fituar.

Edhe lojtarët nga Kosova mund të kenë qenë në dilemë për të vendosur se ku do të shkojnë te Kosova apo Shqipëria. Çdo lojtar bën llogaritë e tij, përtej nacionalizmit.

Ne jemi më lart se Kosova, sepse kemi arritur shumë. Kosova ka ende nevojë për kohë për t’u përmirësuar, edhe pse brenda një kohe të shkurtër ia ka arritur që të lidhë lojtarët me fanellën.

Kosova ka lojtarë shumë të mirë, që të mrekullojnë. Por, Kosova nuk është ajo që pamë kundër Shqipërisë, sepse ka problemet e saj në portë apo edhe në mesfushë. Por, edhe Shqipëria nuk ishte ajo që pamë kundër Kosovës.

Unë e kam thënë edhe kur fituam ndaj Turqisë në miqësore, që kombëtarja jonë nuk ka ekuilibrin e duhur dhe Panuçi nuk ka zgjedhur lojtarët më të mirë.

Mendoj se Panuçi nuk është zgjedhja e duhur për kombëtaren e Shqipërisë”, tha Redi Jupi, shkruan VipSport.al.