Receta e Drilon Hajrizit

Drilon Hajrizi kërkon nga bashkëlojtarët që ta përsërisin ndeshjen që e zhvilluan me Ukrainën, kur të përballen sonte me Bullgarinë, në ndeshjen e xhiros së tretë të kualifikimeve për Eurobasket 2017.

Nëse kjo ndodhë, atëherë basketbollisti mitrovicas beson se Përfaqësuesja e Kosovës mund të dalë me kokën lart nga ndeshja e sotme, që do të zhvillohet në Sofje, nga ora 17:00 shkruan Zëri.

“Çdo ndeshje më gëzon fakti që kemi shënuar ngritje të ritmit të lojës dhe shpresoj që edhe në ndeshjen e ardhshme të ndodh e njëjta, të luajmë më mirë se sa që kemi luajtur lojën e kaluar. Ndeshja me Ukrainën ka qenë shumë e vështirë. Jam i kënaqur me lojën që kemi treguar dhe me pak fat do të kishim mundur ta fitojmë ndeshjen. Nëse angazhohemi dhe luajmë lojë kolektive ashtu siç kemi bërë kundër Ukrainës, jam i bindur se do të dalim kokëlartë nga ndeshja e tretë”, theksoi përfaqësuesi kosovar.