Realit i largohet ylli

Mesfushori i Real Madridit, Isco, është duke konsideruar seriozisht mundësinë e largimit nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni.

Isco është duke konsideruar mundësinë e largimit nga Real Madrid.

Sipas “Don Balon”, ylli spanjoll është i pakënaqur që nuk konsiderohet titullar nga trajneri Carlo Ancelotti dhe mund të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Isco ishte titullar gjatë kohës kur James Rodriguez mungoi për shkak të lëndimit.

Mirëpo, pas rikuperimit të kolumbianit ai është rikthyer në bankën e rezervistëve. Kjo nuk i pëlqen dhe mund ta detyrojë të largohet nga Santiago Bernabeu.