Realit i buzëqesh fati për Neymarin, Barcelona nuk ka para për të

Luftë” e ashpër në merkato mes Barcelonës dhe Realit të Madridit për shërbimet e yllit brazilian Neymar.

Të gjitha mediat botërore presin me mjaft kureshtje se cila do të jetë e ardhmja e 27-vjeçarit, ndërkohë që “El Chiringuito”, ka publikuar së fundmi një lajm të bujshëm.

Sipas prestigjiozes spanjolle, Barcelona nuk ka mjaftueshëm të ardhura për ta përballuar Neymarin, dhe si pasojë, destinacioni i tij i radhës do të jetë Madridi.

Drejtuesit e Realit, janë në tratativa për të bindur yllin e PSG-së, teksa kalimi te “galaktikët” shihet si e vetmja zgjidhje. Kujtojmë që shifra që kërkojë parisienët për të lënë të lirë Neymarin është plot 222 milionë euro.