Reali po mendon për Danilon

Real Madridi ka intensifikuar përpjekjet që sa më shpejtë që është e mundur të arrijnë marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të Portos, Danilo Luiz da Silva.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, ‘AS’, një nga agjentët e lojtarit brazilian, të hënën, do të zbarkoj në Madrid për t’i vërë themelet e bisedimeve.

Lojtari ka kontratë me Porton deri në verën e vitit 2016, por transferimi nuk do të jetë aspak i lehtë.