Reali me ofertë të çmendur për Mbappen

Real Madridi është duke e përgatitur një ofertë prej 200 milionë eurosh për sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappen, sipas “Don Balon”.

“Mbretërit” shpresonin ta transferonin Mbappen verën e kaluar, por u mposhtën nga konkurrenca e PSG-së, lideri i Ligës 1 që e huazoi atë nga Monaco me obligim për ta blerë për 180 milionë euro. Tani presidenti i gjigantit spanjoll Florentino Perez shpreson ta bindë PSG-në ta shesë adoleshentin francez duke i premtuar se nuk do ta kërkojë më Neymarin.