Reali fiton ndaj PSG-së, Liverpooli shkatërron Porton

Real Madridi ka arritur fitore me rezultat 3:1 ndaj PSG-së.

Golit të Rabiot iu kundërpërgjigj Ronaldo e një shënim nga pika e bardhë.

Ronaldo shënoi edhe një herë në minutën e 82-të, për t’i hapur pastaj rrugë golit të Marcelos.

Në anën tjetër Liverpooli ka shkatërruar Porton duke e mundur me rezultat 5:0.

Mane shënoi tri herë, ndërsa Firmino dhe Salah nga një herë në këtë ndeshje. /Gazeta Olle/