Reali fiton, Baseli i shqiptarëve barazon (VIDEO)

 

Real Madrid ka mposhtur me lehtësi Schalken si mysafir, 2:0. ‘Mbretërit’ me një këmbë janë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Cristiano Ronaldo shënoi i pari në minutën 33, duke barazuar kështu Lionel Messin me gola të shënuar në ‘Champions’.

Portugezi në pjesën e dy asistoi për Marcelon, i cili në minutën 74 shënoi një gol të bukur.

Ndërkohë, Baseli i shqiptarëve barazoi në shtëpi me Porton, 1:1.

Për Baselin shënoi Gonzalez në minutën 13, kurse portugezët barazuan në minutën 79 nga Danilo. Ai realizoi nga penalltia.

Portos në pjesën e dytë iu anulua edhe një gol.

Për Baselin titullar luajtën Taulant Xhaka e Shkëlzen Gashi. I fundit u zëvendësua në minutën 82. Xhaka u shqua për angazhimin dhe lojën e mirë në krahun e djathtë.

 

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=Zvoff7n-CWcere