Reali e kthen te Unitedi Chichariton

Real Madridi ka vendosur për fatin e sulmuesit Javier Hernandez Chicharito, të cilin nuk do ta mbajë edhe më tej në “Santiago Bernabeu”.

Sipas mediave angleze, futbollisti meksikan nuk iu ka ‘mbushur syrin’ drejtuesve të klubit spanjoll, të cilët tani janë në kërkim të një sulmuesi të ri.

Ndryshe, në 33 paraqitjet me “Los Blancos” këtë edicion, ku kryesisht u inkuadrua nga banka rezervë, Chicharito ka shënuar nëntë gola.