Real Madridi siguron përforcimin e parë

Mbrojtësi i Portos, Danilo Luiz da Silva do të jetë futbollist i Realit të Madridit duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Drejtuesit e të dy klubeve kanë arritur një marrëveshje përfundimtare për transferimin e brazilianit në kryeqytetin spanjoll. Sipas medieve spanjolle, bëhet fjalë për një çmim prej 20 milionë euro, që është sa gjysmë e kërkesës fillestare të klubit portugez.

Porto nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të pranonte ofertën e Realit, pasi kontrata e Danillos përfundonte në vitin 2016, dhe mund të largohej me parametër zero, pasi refuzoi zgjatjen e marrëveshjes.