Real Madridi, Liverpooli dhe Man City vazhdojnë tutje në fazën tjetër

Real Madridi e ka mbyllur fazën e grupeve në Champions League me një fitore ndaj Borussia Dortmundit.

Madrilenët e fituan këtë ndeshje me rezultat, 3:2, me golat e Borya Mayoral, Cristiano Ronaldos dhe Lucas Vazquezit, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Ndërsa, për mysafirët dy golat i shënoi Pierre-Emerick Aubameyang, teksa kështu Dortmundi vazhdon në Europa League.

DQZDOBNW0AAzIIM

Dhe Real Madridi e përfundon këtë fazë, ndërsa Tottenhami në vendin e parë. Për t’i parë golat, klikoni këtu.

Nga ana tjetër, në grupin E, Liverpooli e ka ”shkatërruar” Spartakun e Moskës me rezultat, 7:0.

nintchdbpict000371355524

Golat për vendasit i shënuan Coutinho (‘4,’15,50), Firmino (’19), Mane (’47) dhe Salah (’86).

DQZEISJXUAA8LGT

Kështu, Liverpooli vazhdon tutje nga vendi i parë në grup. Klikoni këtu për golat e këtij takimi.

Dhe për fund, Man City e ka mbyllur me humbje fazën e grupeve nga Shakhtar Donetsk me rezultat, 1:2.

Golat për vendasit i shënuan Bernard (’26) dhe Ismaily (’32), teksa Aguero shënoi për mysafirët.

Megjithatë, Man City vazhdon tutje si lider, si dhe nga vendi i dytë vazhdon Shakhtari. Klikoni këtu për golat e këtij takimi. /Gazeta Olle/