Real Madridi, kampion i Spanjës në basketboll

Nëse në futboll Barcelona e mori tripletën, në sportin e koshit Real Madridi ia doli që ta mbyllë këtë sezon historik me poker, që nënkupton katër trofe.

Los Blancos ishin më të mirë se Barcelona për pesë pikë duke fituar me shifrat 90:85, e cila i mjaftoi për ta festuar titullin në Kataluni.

Falë kësaj fitore, Reali e çoi serinë finale në 3:0, duke e fituar kështu titullin e 32-të kampion të Spanjës në historinë e klubit.

Barcelonës nuk i mjaftoi as paraqitja fantastike e kroatit Ante Tomic, i cili shënoi në total 29 pikë, 7 topa të zotëruar në tabelë dhe 1 asist. Katalunasit u dorëzuan përballë klasit të amerikanit Jaycee Carroll, i cili ishte më i miri në parket për Realin me 19 pikë të shënuara.

Përpos Carrol, për Los Blanocs u dalluan në parket edhe Sergio Rodriguez e Andreas Nocioni, të cilët së bashku arritën që ta shpallin kampion të Spanjës klubin mbretëror.

Titulli numër 32 ia solli Real Madridit suksesin prej katër trofeve sezonal për herë të tretë në histori të klubit, pasi që një sukses të tillë e kishin arritur vetëm në vitet 1964 dhe 1975.

 

loading...