Real Madridi i rikthehet fitoreve, përsëri nuk ka gol për Ronaldon

Real Madridi më në fund është rikthyer te fitorja, shkruan ”GazetaOlle.com”.

ffk reklama

”Los Blancos” kanë triumfuar përballë Las Palmas në ndeshjen e zhvilluar në ”Santiago Bernabeu”.

Skuadra e Zinedine Zidane e ka mposhtur Las Palmasin me rezultat të thellë, 3:0.

Në pjesën e parë, madrilenët shënuan vetëm një gol përmes Casemiros në minutën e 41-të.

Ndërsa, në pjesën e dytë, shënuan edhe Marco Asensio (’56) dhe Isco (’74).

DN448fXWsAIjB5p

Dhe me këtë rezultat, përfundoi edhe ndeshja.

Pas 11 ndeshjeve të zhvilluara, Real Madridi ngritet në vendin e tretë me 23 pikë, ndërsa Las Palmasi mbetet në vendin e 19-të me 6 pikë.

Për t’i parë rastet dhe golat e këtij takimi, klikoni këtu. /Gazeta Olle/

Jose-Mourinho-875827

Jose-Mourinho-8758274