Real Madridi e nënshtron Bayern Munichun në Alianz Arena

Real Madridi ka arritur të shënojë fitore me rikthim përballë Bayern Munichut  duke fituar në fund 2-1.

Bavarezët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Kimmich në minutën e 28-të.

Kur u mendua se skuadrat do të shkojnë në pushim me këtë rezultat në skenë doli Marcelo që shënoi për 1-1.

Bayerni që u përball me disa lëndime humbi edhe Robbenin dhe Boatengun në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë shënoi Asensio për ta dërguar rezultatin në 2-1 në minutën e 57-të.

Deri në fund më nuk kishte gola dhe mbretërit shkojnë në ndeshjen e dytë me një epërsi të madhe. /Gazeta Olle/