Real Madridi dhe Wolfsburgu në çerekfinale të Ligës së Kampionëve (Video)

Real Madridi dhe Wolfsburgu janë skuadrat e parë që sigurojnë plasmanin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Mbretërit kanë arritur që edhe në ndeshjen e dytë, të mposhtin Romën 2:0.

Cristiano Ronaldo në minutën e 64’ dhe James Rodriguez në minutën e 68’, shënuan për Realin.

Në ndeshjen tjetër që u zhvillua në Gjermani, Wolfsburgu mundi minimalisht 1:0 Gentin, me golin e shënuar nga Andre Schurrle.