Real Madridi dhe Barcelona tashmë kanë një rival të ri në La Liga

Valencia është duke u konsideruar rivali i vetëm i Real Madridit dhe Barcelonës në LaLiga këtë sezon.

”Los Che” janë duke shkëlqyer këtë sezon, teksa tani renditen në vendin e dytë në tabelë, përcjellë ”Gazeta Olle.com”.

Valencia është shquar edhe më herët për suksese duke arritur në finalet e Champions Leagues e duke shkëlqyer në La Liga.

Por, sezonin e kaluar ishte skuadër katastrofale, por këtë sezon kanë ndryshuar gjërat.

nintchdbpict000320446377

Këtë sezon, pas nëntë ndeshjeve, Valencia renditet në vendin e dytë në tabelë me 21 pikë të grumbulluara.

Gjithashtu, Valencia mbetet ende e pamposhtur këtë sezon së bashku me Barcelonën dhe Atleticon.

Trajneri, Marcelino Garcia Toral ka qenë faktori kryesor i suksesit të Valencias.

Por, ai ka pasur sukses kudo. Ai e ka inkuadrat Recreativo Huelva në La Liga dhe duke ia siguruar vendin e tetë në La Liga pas inkuadrimit.

nintchdbpict000361280743

Gjithashtu ai e ka inkuadruar skuadrën në krizë, Real Zaragozan në La Liga, teksa ka pasur edhe sukses me Villarealin së fundmi. /Gazeta Olle/