Real Madridi afër transferimit të vitit

Real Madridi nuk ndahet nga objektivi i vjetër, por interesimi i ri për të pritet të sjellë frytin e madh.

“Los Blancos” kërkojnë mbrojtësin e majtë të Bayernit të Munichut, David Alaba.

Madrilienët po e përgatitin ofertën finale.

Ata do ta dërgojnë gjatë muajve në vazhdim, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas mediave spanjolle, presidenti Florentino Perez është pajtuar t’i ofrojë Alabas një super-pagë për ta transferuar në “Bernabeu”.

Alaba është një dëshirë e vjetër e Realit, pasi që e kanë kërkuar edhe më herët.

Mbetet të shihet nëse Bayern Munchen do ta lirojë austriakun.

Related image