Real Madrid sundon ‘El Clasicon’, rimerr kreun!

Ka përfunduar ‘El Clasico’ e madhe  në mes të Real Madridit dhe Barcelonës

Braziliani Vinicius shënoi golin e parë në ndeshje, shkruan Gazeta Olle.

Vinicus, shënoi në minutën e 71-të një gol mjaft të bukur.

Braziliani ishte i asistuar nga Toni Kroos.

Kurse, goli i dytë dhe i fitores erdhi nga Mariano krejt në fund të ndeshjes.

Me këtë fitore, Real Madrid tashmë merr pozitën e parë në tabelë të La Ligas me 56 pikë.

Një pikë më pak ka Barcelona që pas humbjes sot, zbret në pozitën e dytë.