Real Madrid pas Shkodran Mustafit

Real Madrid është duke konsideruar transferimin e mbrojtësit shqiptar të Valencias, Shkodran Mustafi, në rast se Sergio Ramos vendos të largohet nga klubi.

Shkodran Mustafi mund të transferohet në Real Madrid.

Los Blancos janë të detyruar t’i hedhin një sy tregut të futbollistëve në kërkim të një mbrojtësi, në rast se Sergio Ramos vendos të largohet nga klubi.

Dhe, e përditshmja sportive madrilene “AS”, ka bërë të ditur se në mesin e kandidatëve për ta zëvendësuar yllin spanjoll është edhe Mustafi.

Reprezentuesi gjerman ka shkëlqyer me paraqitjet e tij për Valencian në edicionin e shkuar, pas transferimit nga Sampdoria.