Real-Juve, gazetat italiane i japin zemër ‘Zonjës’

Real Madrid-Juventus ëhstë kryefjala e ballinave të gazetave më të mëdha sportive në Itali, ku të gjitha janë paraqitur me nga një titull motivues.

Kështu, “Corriere dello Sport” e vendos Paul Pogban në foton kryesore me titullin “Juve, merr Berlinin”. “Gazzetta dello Sport” shkruan “Ne e duam finalen”, me një foto të bashkuar të Juves, ashtu sikur edhe “Tuttosport”, por që del me titullin “Shkojmë në Berlin”.

E se a do t’iu dalin titujt italianëve, do të na vërtetojë sonte “Santiago Bernabeu”. /Gazeta Olle

11140401_10152866659638575_737115169390939738_n11150955_10152769596445936_379789649470425472_n11265026_10152825707151931_7282521981797148216_n