Reagon Vitia: Gjyqtari i korruptuar Vata qëndroi në Pozhoran para ndeshjes, turp për Vllazninë

Vitia ka reaguar pas humbjes në derbin lokal ndaj Vllaznisë dje 3:0.

Pas përfundimit të takimit pati edhe incidente, për të cilat Vitia e ka fajësuar Vllazninë, e cila ishte organizatore e ndeshjes, përcjellë Gazeta Olle.

Vitia ka hedhur dyshimet për korruptimin e gjyqtarit kryesor të takimit Qëndrim Vata.

Sipas tyre, Vata ka qëndruar para ndeshjes në Pozhoran me drejtuesit e Vllaznisë, ndërsa në ndeshje u fut me direktiva të qarta.

“Të nderuar futbolldashës dhe simpatizant të FC VITIA, për shkak të njoftimit sa më të drejt të opinionit futbolldashës, po e shohim të arsyeshme dhe si të domosdoshëm t’ua sqarojm disa qështje rreth ngjarjeve të paraqitura gjat ndeshjes së sotshme dhe rreth inicidentit të ndodhur jasht stadiumit !!!

Paraprakisht ju informojm se KF Vllaznia nga Pozhorani sot ishte nikoqir i ndeshjes, ku përgjegjësia ishte e tyre që ti marrin masat e nevojshme për sigurin e ndeshjes, e jo siq ka ndodhur në realitet ku përfaqësuesit e KF Vllaznia i kanë kërkuar vetëm dy Polic të jen prezent në Stadium, ndërsa në anën tjetër Kryetari i KF Vllaznia përmes llogaris së tij personale në fcb dhe faqës zyrtare të klubit të tyre në fcb, një ditë para ndeshjes bën thirje publike me fjalor “racist” duke i quajtur drejtuesit e FC Vitia { fundrrina, idiota dhe me emërtim “vitina” të qytetit të Vitis } !!!

Tjetra qështje me rëndësi është që në bazë të informacioneve që i kemi siguruar, Gjyqtari kryesor i ndeshjes së sotshme Qendrim Vata sot prej orës 12:00 ka qëndruar në fshatin Pozhoran bashk me drejtuesit e klubit, ku i cili Gjyqtar u dëshmua që gjat 90 minutave ishte i njëanshëm duke e dëmtuar FC VITIA dhe i cili ishte njëri ndër shkaktarët kryesor që u ngritën tensionet si brenda fushës së gjelbërt, po ashtu edhe jasht rrethojave të stadiumit.
Për njëanshmërin e Gjyqtarit ( gjykimin tendencioz të tij ) dhe për dyshimet rreth korruptimit të tij, menjëher pas ndeshjes i kemi njoftuar drejtuesit më të lart të FFK-së.

Për qështjen e incidentit të ndodhur jasht rrethojave të Stadiumit në mes dy grupeve të qytetarëve, neve FC Vitia fillimisht na vie keq nëse është lënduar ndokush nga ai incident, mirëpo me përgjegjësi e potencojm se nuk e dijm arsyen e shkaktimit të incidentit për faktin se ai incident i shkaktuar nuk ndërlidhet asgjë me FC Vitia ( në incident nuk është përfshir asnjë anëtar i FC Vitia e gjithashtu nuk ēshtë përfshir edhe asnjë simpatizant IDEALIST i FC Vitia ).

FC VITIA, publikisht i dënon aktet e dhunës së paraqitur nëpër Stadiumet futbollistike, gjithashtu i dënon edhe thirjet publike me motive raciste dhe ofenduese ndaj kujt do qofshin.

FC VITIA e ka dëshmuar edhe në të kaluarën edhe në të tashmen se është një klub serioz dhe e respekton fair-play ndaj qdo klubi tjetër futbollistik”, thuhet në njoftim. /Gazeta Olle/