Reagon Partizani

Në lidhje me deklaratën e djeshme të klubit kosovar Drita e Gjilanit, i cili pretendon se dy lojtarët që janë aktualisht pjesë e Partizanit nuk kanë marrë ende lejet e kalimit, kanë reaguar të kuqtë.

“Klubi ynë e vonoi prezantimin e Ylber Ramadanit pikërisht për faktin se ende nuk kishim arritur marrëveshjen me klubin kosovar. Ne kemi rënë dakord dhe në këtë mënyrë u bë edhe prezantimi i lojtarit. Ndërsa, për sa i përket lojtarit tjetër, Festim Krasniqi, ai ende nuk është bërë zyrtarisht pjesë e jona. Nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me këtë lojtar”, thuhet në reagimin e klubit të kuq në lidhje me atë çfarë ka deklaruar Dritan ditën e djeshme. Tregu kosovar është një ndër të preferuarit e skuadrave shqiptare dhe Partizanit në veçanti/panorama-sport