Reagon Llapi: Edhe sot u “masakruam”, goli i Plakut ishte i rregullt

Llapi ka reaguar pas ndeshjes ndaj Ballkanit, e cila u mbyll baras 1:1.

Llapjanët janë ankuar në gjyqtarin anësor Gëzim Mehmeti, i cili anuloi pa të drejtë golin e pastër të Llapit, kur rezultati ishte 0:1, përcjellë Gazeta Olle.

Sipas Llapit, skuadra e tyre po dëmtohet vazhdimisht nga FFK.

Më poshtë njoftimi i plotë.

“FFK ku jeni? Vazhdon avazi i vjetër i krimit dhe masakrimit ndaj Llapit.

Shikojeni se si i anulohet Llapit goli i pastërt i shënuar nga Sebino Plaku.

Pamjet në këtë video pasqyrojnë qartë se si gjyqtari anësor, Gzim Mehmeti e ‘masakroi’ Llapin me këtë gol të anuluar.

I lartë cekuri pasi sheh që topi hyn në rrjetë, futbollistët dhe stafi në bankinë gëzohet, e anulon golin e pastërt, gol që nuk kishte lidhje me pozitë jashtë loje.

Ne jemi të shqetësuar se si po humbet mundi i donatorëve dhe i futbollistëve në fushë, kur gjyqtarët e këtij rangu si Gzim Mehmeti me këso tendenca të qarta po na pengojnë në rrugën tonë drejt kreut të tabelës”. /Gazeta Olle/