Reagon kompania që kishte përgjegjësinë për stadiumin e Pejës, demanton të dhënat

Kompania që kishte përgjegjësinë për ndërtimin e stadium të Pejës, Conex ka reaguar ndaj lajmit të publikuar lidhur me ndërtimin e këtij stadiumi. Sipas kompanisë, ndaj tyre janë ndarë 450 mijë euro, e jo 700 mijë.

Conex garanton se punët janë kryer me profesionalizëm të lartë.

“Reagim lidhur me shkrimin e publikuar per ndertimin e stadiumit Shani Hagji Islami në Pejë. Konsiderojmë se lajmi duket tendencioz , i pa saktë . Kompania ka nënshkruar kontraten prej 687 mijë euro edhe kemi qenë me te lirët ne ofertim dhe nga kjo vlerë jemi paguar rreth 450 mijë euro e jo sipas shkrimit se kemi marr 700 mijë e kemi kryer pune 450 mijë euro. Kompania as ska marrë e as sdo te merrë as një euro më shume se çka punon ose ka punuar deri me tani.Pra, kemi punuar rreth 450 mijë euro dhe kemi marr po aq,pendryshe do të ishte shkelje e ligjit dhe procedurave të financimit të projekteve.
Punet në stadium janë bërë me profesionalizem edhe ne disa nivele të mbikqyrjeve lokale dhe qendrore për nga cilesia edhe dinamika e punëve ne projektet e stadiumit.
Nuk e di se kush mund të jetë njësi matëse lidhur me tekstin ku thuhet se kompania është në prag të falimentimit dhe ku mund të jetë bazuar personi në fjalë?
Te gjitha kompanitë edhe qytetarët që jetojnë në Kosove janë të njohur me cilësinë e punës që ka Conex Group.

Ndoshta spo jemi ata qe fitojm punën në forma tjera e me çmime shume te majme,por cdo here me fuqi vetanake të stafit e kompanisë jemi duke mbijetuar ne kete treg ndertimi!
Kompania vazhdon ndërtimin e stadiumit dhe eshte në fazen e porosive te parafabrikura të tribunave të cilat kerkojnë kohë deri ne prodhimin edhe ekzekutimin. Kompania poashtu ka pas takime të rregullta me KK edhe jemi dakorduar të gjithe qe punët te vazhdojnë deri në perfundimin e projektit e qe do te jete fundi i vitit 2019 si date e permbylljes së projektit” thuhet në reagimin e Conex Group Prishtine.