Reagon Gramoz Vokrri: Agim Ademi më largoi nga federata, pasi e kundërshtova, mblodhi nënshkrimet ende pa u varrosur Fadili

Ka ardhur edhe reagimi i Gramoz Vokrrit, legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.
Përmes një reagimi të gjatë, Gramozi ka sqaruar gjithë situatën e krijuar prej dje, ku kryefjalë ishte vetë ai.
Në reagimin e tij, ai ka thënë se është larguar nga federate pikërisht nga kryetari i saj, Agim Ademi, për të cilin thotë se e kishte kundërshtuar, raporton Gazeta Olle.
Vokrri tutje ka shkruar se Ademi po e shkatërron FFK-n dhe se nuk po e ndjek rrugën e babait të tij.
Ai ka shkruar edhe në lidhje me ardhjen në krye të Agim Ademit në FFK.
“Unë poashtu kam heshtur edhe atëherë kur ende pa përfunduar varrimi dhe e pamja për babain, tashmë kryetari i FFK-së, Agim Ademi kishte filluar mbledhjen e nënshkrimeve për postin që ka. Ai kishte premtuar se do të vazhdoj vizionin dhe frymën e Fadil Vokrrit, por sot me keqardhje ju them se FFK është shëndrruar në përndjekës të bashkëpuntorëve të Fadil Vokrrit, dhe për mua më shqetësues ishte fakti se ai pretendonte që në rast mospajtimi do i shkarkonte te gjithë. Mos transparenca financiare dhe tendencat ne referim nuk kan qen asnjehere vizioni i Fadil Vokrrit për futbollin e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Vokrri.
“Agim Ademi me largoi nga FFK-ja për shkak se e kundërshtova, nuk u pajtova me abuzimet dhe mënyrën e udhëheqjes së tij. Sinqerisht më vjen keq për nivelin e disa anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv dikur “miq-bashkpuntorë” të babit tim, për nënshtrimin dhe nënçmimin që ata po i’a bëjnë vetës dhe Federatës se Futbollit të Kosovës, të rreshtuar krah Agim Ademit”, shkruan tutje, Gramozi.
Drejtuesit e FFK-s, me në krye Agim Ademin, dolën sot në konferencë për shtyp për të sqaruar rastin Gramoz Vokrri, për të cilin thanë se i kanë ofruar pesë poste, ndërsa i fundit ishte ai i drejtorit për Marrëdhënie me Jashtë.
Ata mohuan ta kenë shkarkuar Vokrrin.