Reagon Feronikeli pas largimit nga Superliga: Vendime të padrejta dhe të papranushme

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka mbajtur sot mbledhjen e tyre duke marr disa vendime për fatin e skuadrave kosovare.

Kështu, skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës ka marr një lajm të jashtëzakonshëm pasi ka fituar të drejten e inkuadrimit në Superligë si skuader lidere nga Liga e Parë, përcjellë Gazeta OLLE.

Ndërsa ‘fat keqe’ nga kjo mbledhje dolën skuadrat Lipjani dhe Feronikelit të cilat nga Superliga kanë rënë në Ligën e Parë.

Kështu, skuadra e Feronikelit me anë të një postimi në llogarinë e tyre zyrtare kanë reaguar ndaj këtij vendimi.

Kryesia e këtij klubi e ka quajtur të padrejtë vendimin për largim nga Superliga.

Më poshtë reagimi i tyre zyrtar:

Kryesia e KB Feronikeli mendon qe vendimi i sotem nga ana e Federates se Basketbollit te Kosoves per renien apo ngritjen e ekipeve ne rang me te ulet ose me te larte eshte shume i padrejte dhe i papranushem.

Ne kemi caktuar nje takim me kryetarin Arben Fetahu, ku shpresojme qe do te reflektoi pozitivisht drejt shfuqizimit te ketij vendimi pa asnje kriter, te padobishem dhe aspak te arsyeshem.

Sezoni 2019/2020 eshte anuluar kuturu duke mos shpallur kampion e as duke mos llogarite pasojat, e ne kete rast nuk i jep federates e askujt tjeter te drejte te marre vendime qe demtojne basketbollin dhe klubet ne pergjithesi si dhe basketbollistin ne vecanti.

Shpresojme qe akteret te reflektojne dhe te mos lejojne qe situata e krijuar nga pandemia te rendohet akoma me shume me vendime te pamatura!
Njeherit bejme thirrje qe ky vendim te shfuqizohet menjehere!