Reagon edhe Sermaxhaj, ka një mesazh për babën e Zekës (FOTO)

Trajneri në klubin e Prishtinës, Sami Sermaxhaj, ka reaguar pas debatit që ngjalli Agim Zeka, ish-futbollisti i injoruar nga klubi kryeqytetas që sot është pjesë e gjigantit francez Lille.

Sermaxhaj ka shkruar në Facebook se kur ishte trajner i seniorëve, e riktheu Agimin në skuadrën e parë dhe i propozoi klubit që të nënshkruajë kontratë me të, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Sermaxhaj thekson që babai i Agimit duhet të jetë i sinqertë dhe të mos mohojë interesimin e trajnerëve për të nënshkruar me futbollistin.

I pari që ka komentuar në hapësirën për komente është pikërisht Agim Zeka, që ka falënderuar Sermaxhajn për besimin dhe punën e madhe.