Reagon dy ditë pas humbjes Latifi: Më mundën gjyqtarët, jo Lewis

Ilir Latifi ka pësuar humbje në luftën ndaj Lewis në ndeshjen e së shtunës në kuadër të UFC 247.

Triumfuesi Lewis, e mposhti Latifin me vendim unanim të gjyqtarëve, shkruan Gazeta Olle.

E dy ditë pas humbjes, Latifi ka reaguar me anë të një shkrimi në rrjetet sociale lidhur me ndeshjen.

Pos tjerash, Latifi ka thënë se në ‘Toyota Center’, të gjithë ishin ndaj tij, madje edhe gjyqtarët.

Ja reagimi i Latifit:

Para së gjithash dua të falënderoj familjen, miqtë, ekipin dhe të gjithë njerëzit që më mbështetën, faleminderit! Kur vendosa ta marr këtë sfidë dhe të luftoj me Derrick në qytetin e tij të lindjes, njerëzit menduan se isha i çmendur. Në mbrëmjen e së shtunës duke ecur në arenë për të luftuar me Derrick Lewis, e dija se kjo betejë nuk do të ishte e lehtë. Turma ishte atje për të dhe madje edhe gjyqtarët …. Unë mendoj se e fitova atë luftë dhe shumë nga fansat dhe shikuesit mendojnë njëjtë. Shpresojmë që në të ardhmen të shohim gjyqtarë dhe sistem të pikëve që janë bërë për MMA nga njerëz me përvojë të sportit dhe trajnerë që kanë njohuri më të mirë të sportit dhe që mund të bëjnë gjykime më të mira”, shkroi Latifi në Instagram.