Reagon Ballkani: Ky futbollst i yni meriton të ftohet nga Kosova

Klubi i Ballkanit është ankuar në përzgjedhësin e Kosovës U-21, Rafet Prekazi.

Therandasit mendojnë që futbollisti i tyre, Blend Baftiu, meriton të ftohet nga Kosova U-21, përcjellë Gazeta Olle.

Përmes një postimi në Facebook, Ballkani uron që Baftiu të grumbullohet së shpejti nga Kosova.

“Të dashur tifoz të Ballkanit, për lojtarin tonë , talentin Blend Baftiu edhe ne si klub mendojm që e meriton të jetë pjesë e Kombëtares U21 , këtë mendim e kan edhe mediat sportive në Kosovë , shpresojm sa më shpejt që treneri i njohur do e fton në frontin e gladiatoreve për ta bërë krenar vendin .

Blendit i urojm shëndet dhe suksese me klubin”, shkruan Ballkani. /Gazeta Olle/

cats