Reagon ashpër Trepça 89: Mos të anulohet kampionati, kemi rënë në zonën e kuqe vetëm në xhirot e fundit

Skuadra e Trepçës 89 ka reaguar lidhur me zërat për anulim të mundshëm të kampionatit.

Sipas kësaj 89-shi do rrezikonte rënien nga liga, pas gjendet në zonën e kuqe të renditjes tabelore, përcjellë Gazeta Olle.

Në reagimin e skuadrës mitrovicase, shkruhet se përkrahin deklaraten e trajnerit  të Llapit, Tahir Batatina për rifillim të kampionatit, dhe se ftiojnë FFK-në mos të marrin veprime të ngutua.

Më poshtë reagimi i plotë i 89-shit:

Dhashtë Zoti të kaloj kjo Pandemi dhe ti ktehemi realitetit.

Përmes kësaj deklarate reagojm me rastin e disa zërave se gjoja Kampionati i Kosovës në futboll i ndërprerë ër shkak të pandemisë COVID 19 të llogaritet si përfunduar me tabelën momentale ku siq dihet do të pësojn klubet padrejtësishtë. Janë në lojë edhe 33 pikë dhe shumëqka mund të ndryshoj si në kreun e tabelëa ashtu te të rrezikuarit për ramje nga liga.
Përkrahim deklaratën e z. Batatina e cili është i mendimit që kamponati të rifilloj e jo dikush ndoshta pa merite e fiton Kampionaton dhe rrezikimin per ramje nga liga ku siq dihet ka klube të cilat një jetë të tërë ja kanë kushtuar Futbollit Kosovar duke shpenzuar para te panevojshme.
Në këtë cenimi i rënjës nga liga konkretishtë edhe KF TREPÇA’89 rrezikohet padrejtësishtë meqense vetem ne xhiron e fundit ka rënë një vend më posht saktësishtë në pozitën që dërgon në një rang më të ulët.
Ftojm organet e FFK -së që të veproj konform situatës dhe të mos merr vendime të ngutura.

Presidenti i KF TREPÇA’89 FC
z. Abedin Zeka BEKI.

ReagimDhashtë Zoti të kaloj kjo Pandemi dhe ti ktehemi realitetit.Përmes kësaj deklarate reagojm me rastin e disa…

Gepostet von KF Trepça '89 FC am Sonntag, 5. April 2020