Reagon Art Gashi pas finales, e përmend edhe Diana Avdiun!

Sigal Prishtina ka arritur që të fitoj titullin e tretë rresht në ndeshjen ndaj Pejës, duke i mposhtur këta të fundit në palestrën “Kargaçi”. Prishtina fitoi me rezultat  65:70.

Kryetari i klubvit të Pejës, Art Gashi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, raporton Gazetaolle.com.

Postimi i Art Gashit

Eshte e shume e veshtire te humbesh, secili nga ne ka humbur ndonjehere, eshte e rende, e merziteshme. Por e rendesishme eshte si rikthehesh pas ketyre humbjeve, ajo tregon se sa i fort je.

Urime Prishtine titulli i kampionit dhe sezona e perkryer.

Blerand urime! Mendoj qe duhesh te me falemnderosh qe i more 50,000 klikime per 24 ore se njerzit edhe paten harruar kush eshte ministri i zhvillimit ekonomik. Por shyqyr qe ke “dora e pazgjatur”, “Diana”, “planifikimi familjar” qe po te kthen ne media e po na kujtohet kend duhet te fajsojme qe sot jemi vec une edhe ti, apo vec KB Peja dhe KB Prishtina qe luftojne per trofe, na tregojne se kend duhet ta fajsojme kur e shofim qe 50% e atyre qe ishin ne palester e kishin te veshtire ti paguanin 2€ per ta pare spektaklin. Sonte une flej i qete sepse jam munduar shume, kam punuar shume, dhe kam harxhuar shume per Klubin e zemres. E per ty e dije qe jo sonte, por edhe nje kohe te gjate gjumi nuk te merr prej damit qe i ke shkaktu vendit e familjes tende.

Dashamire te Klubit nga do qe vini, qytetare te Pejes, JU FALEMNDERIT SHUME per mbeshtetje pa rezerve gjate gjithe sezones. Mos u shqetsoni, KB Peja do jete gjith’here ne maja sepse ju jeni shpirti i saj. Sponzore, pa ju nuk do te ishte e mundur qe sonte ne palester te kendonin 3,000 spektator e edhe shume te tjere permes televizionit te ishin nen ethe. Fundi fundit, sporti kete e ka gjith’here dikush duhet te humbet e dikush te fitoj, por eshte e rendesishme qe humbesh e te dalesh me koken lart.

Ju falemnderit shume lojtareve, stafit dhe gjithe atyre qe cdo dite punuan me dhe per Klubin.

KB Peja ‪#‎ZemraRrehMeTy tash e gjithe jeten! Me ty dhe per ty ne humbje e fitore.