Reagimi i parë i Norrkopingut pas shortit me Prishtinën (FOTO)

Klubi suedez, Norrkoping, ka reaguar pas shortit të rrethit të parë të Ligës së Evropës ndaj Prishtinës.

Klubi ka publikuar njoftimin në faqen zyrtare, duke inofrmuar opinionin për ballafaqimin me prishtinasit.

“IFK Norrkoping do të luajë kundër Prishtinës (Kosova), në rrethin e parë kualifikues për Ligën e Evropës 2017/18. Loja e parë luhet në shtëpi, të enjten më 29 qershor”, thuhet mes tjerash në njoftimin për shtyp të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, përcjellë “GazetaOlle.com”.

cats

Ndryshe, prishtinasit nuk patën aspak fat, pasi që Norrkoping është një skuadër e fuqishme.

Ata janë shpallur 13 herë kampionë të Suedisë.

Në këtë edicion, pas 13 ndeshjeve renditet në vendin e dytë me 27 pikë, sa ka edhe Malmo në vendin e parë, por që ka një ndeshje më pak.

Në këtë mënyrë, suedezët janë favorit absolut për kalimin tutje.

Gjithsesi, opinioni kosovar beson në mrekulli nga Prishtina.

Image result for ifk norrkoping sweden