Reagimi i “Kurir” për golashënuesit e Shqipërisë

Mediave serbe nuk u ka mbetur të merren me asgjë tjetër, pos me fotografitë qesharake që po i postojnë shqiptarët në rrjetet sociale.

Kështu, “Kurir” e ka postuar foton ku shihen tre golashënuesit e Shqipërisë, të cilët janë Ismail Qemaili, Isa Boletini dhe Albanian Ai Force.

“Në foto shihet se tre golat janë shënuar në minutat e 41-të, nga politikani Ismail Qemaili, udhëheqësi ushtarak Isa Boletini dhe Albanian Air Force”, shkruan “Kurir”. /Olle