Reagimi epik i Klopp pas perlës së Messit

“Nuk besoj se ‘Kamp Nou’ është një tempull i futbollit. I tillë është pa diskutim ‘Anfield Road’-i ynë” – kështu shprehej trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, para ndeshjes me Barcelonën.

Por, pas gjysmëfinales së parë në Champions, Klop duhet të ketë ndërruar mendim për këtë deklaratë të tijën.

Reagimi i gjermanit ishte epik, pas golit të tretë të Leo Mesit, i cili ishte një kryevepër.

Klop u duk i habitur, dhe filloi të qeshte për atë moment.

Barca fitoi me rezultat të thellë, 3:0.