Reagim të shumta tifozët e Shkëndijës nuk e duan trajner Bylbyl Sokolin

Lajmi i djeshëm i publikuar në gazetën Lajm i Maqedonisë së Veriut se Bylbyl Sokoli, trajneri i njohur nga Kosova, mund të zëvendësojë Qatip Osmanin në bankinën e Shkëndijës ka ngjallur reagime negative tek tifozët e shumtë të Shkëndijës nëpër rrjete të ndryshme socale.

Pjesa dërmuese e komentuesve janë shprehur kundër ardhjes së Sokolit në krye të stafit teknik të Shkëndijës.

Sipas shumicës së komentuesve, Sokoli nuk është trajner i duhur për të drejtuar kuqezinjtë nga Tetova, ndërsa disa prej tyre kujtojnë një deklaratë të tij kundër tifozëve të Shkëndijës derisa ishte trajner i Renovës.

Ndërkohë, nga burime brenda klubit tetovarë mësojmë se drejtuesit e skuadrës nuk kanë diskutuar fare për angazhimin e trajnerit të njohur Bylbyl Sokoli.

Kujtojmë, se para shumë vitesh Sokoli ka udhëhequr Shkëndijën, por edhe Renovën, Bashkimin dhe Milanon nga Kumanova.