Reagim i ashpër nga KF Liria: Mos shpifni, nuk mund të na bëni dëm

Lajmi i fundit se te skuadra e Lirisë ka një krizë të madhe, ku nuk janë paguar as futbollistët për muaj të tërë, ka bërë që të reagon edhe faqja zyrtare e këtij klubit.

Në kumtesën e fundit, Liria shkruan se mos të shpifen lajme, lidhur me gjërat e lartcekura, përcjellë Gazeta Olle.

Më poshtë kumtesa e plotë e  Lirisë:

Mos shpifni, se do tu hedhim në koshin e plehrave !

Të shtunën në mbrëmje një portal, i ashtuquajtur shkruan pa asnjë argument dhe pa autorë, kinse për situatë bojkoti dhe pakënaqësi te Liria.
Ky ‘portal’ i ka qëndruar afër këtyre sinjalizuesve edhe kur ata u zhveshën nga Kuvendi i klubit, i jashtëzakonshëm. Madje, si i vetëm kishte kundërshtuar jo vetëm vendimet e Kuvendit por dhe Konfirmimin e MAP-it, Departamnetit për OJQ.
Kjo le të ngelet në ndërgjegjen e këtij portali, nëse ka. E sa për etik gazetareske as qe vlen të flasim.
Por , të kthehemi tek qështjet thelbësore.
Trillimet për bojkot janë të gatuara në kuzhinën e atyre që zhvatën dhe po tentojnë të kthehen e të vazhdojnë zhvatjen.
Drejtuesit aktual me shumë legjitimitet, e morën klubin disa ditë para ikjes së afatit kalimtar. Ndërkohë, shumë futbollistë veq e kishim braktisur klubin.
Gjendja me borgje ka qenë a pa imagjinueshme, por për to me shifra flasim herë tjetër. Situatën e borgjeve nga vera e 2018 e deri ne dhjetor 2019 e dijnë Komisioni i Asamblesë për mbikqyrjen e financave …tmerr…!
Sa i takon pagave, klubi përkatësishtë drejtuesit aktual, për këta dy muaj kanë shpërndarë dy paga (janarin dhe shkurtin) me mjete nga donatorët dhe angazhimet e drejtuesve, me shumë mundë.
Ndërkohë, që borgji i muajve nëntor, dhjetor dhe një pjesë e tetorit e vitit 2019, do të shlyhet pas lëshimit të mjeteve nga Komuna, ashtu siq ka qenë edhe marrëveshja me zyrtarët komunal.
Pakënaqësi brenda klubit nuk ka.Ndërsa, përpjekjet e të ashtuquajturëve portale si Indeksonline dhe nje fake faqe Kf Liria Prizren, janë tendencioze të paqëndrueshme dhe si të tilla, KF Liria i hedhë poshtë.Të njëjtën kohë i bëjmë thirrje organeve përkatëse të hetojnë rrethë faqes:Kf Liria Prizren, ndaj të cilës dhe portaleve tjera shpifëse do të ngrisim padi.
Liria, që nesër do të tregojë unitetin dhe forcën në lojë me ONIX-in.
Matrapazët, intrigrantët dhe shpifësit do t’i hedhë në koshin e plehrave, me punë.

Fare në fund, trillimet dhe dashakqinjët bashkë me zemërnxirët, sdo të mund t’i bëjnë dot asnjë dëm Lirisë.
Liria është më e madhe se të gjithë.Mbi interesat e dashakeqëve, interesave të ngushta.
Ajo, e ka rrugën përpara drejt sukseseve.