Rasti Januzaj, Shaqiri e Xhaka: Top-7 lojtarët që luajtën për dy Kombëtare

Adnan Januzaj nuk pritet të jetë lojtari i vetëm që do të luajë për dy Kombëtare.

Para tij, dhe lojtarëve tjerë që luajnë me Zvicrën e Shqipërinë, dhe që disa prej tyre pritet të vijnë tek Përfaqësuesja e Kosovës, ‘dreamteamfc.com’ sjell top-shtatë lojtarët me famë botërore që kanë luajtur për dy Kombëtare.

Kjo është dëshmia më e mirë që të gjithë lojtarët me prejardhje nga Kosova, mund të veshin fanellën e Përfaqësueses së drejtuar nga Albert Bunjaku, raporton GazetaOlle.com.

 

Alfredo Di Stefano (Argjentina, Kolumbia & Spanja)

I mirënjohuri Alfredo Di Stefano ndërroi tri kombëtare gjatë karrierës së tij në mes shekullit të kaluar.

Ai luajti gjashtë herë me Argjentinën, shënoi gjashtë gola dhe fitoi kampionatin në Amerikën e Jugut më 1947, para se të kalonte te Kombëtarja e Kolumbisë, ku luajti katër ndeshje.

Më pas ai mori nënshtetësinë e Spanjës dhe luajti 31 ndeshje me këtë Kombëtare, duke shënuar 23 gola.

di stefano

Ferenc Puskas (Hungari & Spanjë)

Legjenda Ferenc Puskas, po ashtu luajti për dy kombëtare. Ai shënoi 84 gola në 85 ndeshje m Hungarisë, derisa luajti edhe katër herë për Spanjën. Ai njihet si njëri prej lojtarëve më të mirë në vitet e 60-ta.

pushkash

 

Michel Platini (Franca & Kuvajti)

Pak kush e dinë se edhe ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini ka luajtur për dy vende. Natyrisht, karrierën më të madhe e kaloi me Francën ku fitoi një evropian më 1984. Mirëpo, katër vjet më vonë, ai veshi në një ndeshje zyrtare fanellën e Kuvajtit!

pllatini

 

Thiago Motta (Brazili &Italia)

Njëri prej rasteve më të freskëta është ai i Thiago Mottas. Lojtari i PSG-s, Thiago Mota që ka lindur në Sao Paulo, u deklarua se do të luajë për Kombëtaren e ‘Sambas’.

Ai zhvilloi dy ndeshje në Kupën CONCACAF në vitin 2003, por duke mos bindur Brazilin, ai në vitin 2011 zgjodhi Italinë. Për të ‘Kaltërit’ luajti 25 takime.

mota

 

Jermaine Jones (Gjermani & SHBA)

Një herë me Gjermaninë, e më pas me SHBA-të. Ky është rasti i Jermaine Jonesit, i cili me amerikanët deri tani zhvilloi 58 ndeshje, duke shënuar dhe tre gola.

Me Gjermaninë pati tri paraqitje, por më nuk e ftoi Joachim Low.

jones

 

Nacer Chadli (Maroko & Belgjika)

Nacer Chadli ka prejardhje nga Maroko, por tani luan me Belgjikën. Ai debutoi fillimisht me Marokon në 2010 në Kupën e Afrikkës. Fatmirësisht ai kishte luajtur vetëm në miqësore dhe më pas luajti për Belgjikën, duke debutuar në vitin 2011.

chadli

Diego Costa (Brazil & Spanjë)

Edhe Diego Costa kishte bërë bujë duke vendosur në fund për të luajtur për Brazilin, para se të zgjedhte Spanjën.

Ai nuk bindi trajnerin e Brazilit dhe pas dy ndeshjeve zgjodhi Spanjën, me të cilën ka 10 ndeshje. As këtu nuk po i ecën mirë, pas ka shënuar vetëm një gol. /Olle

costa