Rastet e diskutueshme në Suharekë: Ballkani kërkoi penallti pasi Maliqi luajti me dorë, Llapit iu anulua goli i rregullt

Kryendeshja mes Ballkanit dhe Llapit sot prodhoi shumë polemika.

Vendësit shprehën shpeshherë pakënaqësinë ndaj gjyqtarit Kreshnik Vula, përcjellë Gazeta Olle.

Më së shumti ata protestuan për një moment kur Behar Maliqi preku topin me dorë.

Megjithatë, Vula nuk arkodoi as goditje dënimi pranë vijës e as penallti.

Në anën tjetër, edhe Llapi u dëmtua po në pjesën e dytë.

Aksioni i golit të Sabino Plakut nuk kishte pozitë jashtë loje në asnjë prej dy pasimeve.

Sfida u mbyll baras, 1:1. /Gazeta Olle/