Rast i mirë për Rashicën

Skuadra holandez, Vitesse, ku luan futbollisti kosovar, Milot Rashica, sonte do të kërkojë që ta përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë kundër anglezëve te Sauthemptonit, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Evropës.

Takimi i parë i luajtur në Angli, përfundoi me rezultat 3:0 për anglezët dhe përmbysja e rezultatit do të jetë shumë e vështirë. Si do që të jetë, në këtë ndeshje pritet të luaj edhe futbollisti nga Vushtrria, Milot Rashica.

Ai luajti 30 minuta në ndeshjen e parë dhe u dallua për minutat që kaloi në lojë. Rashica në një prononcim për Gazetën Tribuna, ka thënë se është i gatshëm dhe do ta pres rastin.

“Jam i gatshëm për këtë ndeshje. Të shohim, trajneri është ai që vendo se kush do të luaj, unë jam i gatshëm të luaj nga minuta e parë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, marr parasysh rezultatin e ndeshjes së parë, por ne nuk jemi dorëzuar dhe të shohim se si do të paraqitemi”, ka thënë Rashica.

Ndeshja ndërmjet Vitesses dhe Sauthemptonit luhet sonte prej orës 20:00 dhe ky do të jetë një rast i mirë për Rashicën që të dëshmohet, kuptohet nëse i jepet rasti