Rashicës i dështon ‘panenka’, Werderi e ‘turpëron’ në rrjetet sociale (VIDEO)

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, është bërë pjesë e një skenari jo aq të mirë tek Ëerder Bremeni.

Rashica ishte duke kryer stërvitje, teksa i kishte ardhur radha që të bënte një goditje nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Ai ka tentuar që të turpërojë portierin me një “Panenka”, por në fund ka ngelur ai i turpëruar, pasi portieri ka qëndruar në qendër dhe e ka pritur topin pa shumë problem.

Për të mos mjaftuar kjo, klubi gjerman i Bremenin e ka postuar videon edhe në faqen e tyre zyrtare në “Twitter”.