Rashica, zyrtarisht i Skënderbeut

Mesfushori kosovar, Valdin Rashica, edhe zyrtarisht është futbollist i Skënderbeut të Korçës.

Rashica ka nënshkruar me kampionët në fuqi të Shqipërisë derisa tashmë ndodhet nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa. Ai e indi Josën pas disa ditëve të qëndrimit në Spanjë, transmeton Gazetaolle.com.

Është menaxheri kosovar që vepron në Gjermani, Afrim Bytyqi, ai i cili ndërmjetësoi në këtë kalim. Kujtojmë se Rashica në vitin 2014 e ka fituar titullin e kampionit në Kosovë me Llamkosin, ekip që aso kohe drejtohej nga trajneri Ismet Munishi.

Rashica pasi e fitoi titullin e kampionit në Kosovë, e vazhdoi jetën në Finlandë te gruaja e tij derisa luajti edhe në disa skuadra të atjeshme. Ai është 21-vjeçar. /Olle