Rashica zëvendësohet pas 45 minutash në derbin me Ajaxin

Milot Rashica nuk ka qëndruar më shumë se 45 minuta në fushë në derbin që skuadra e tij, Vitesse, po e luan ndaj Ajaxit të Amsterdamit.

Pavarësisht një paraqitje të mirë në pjesën e parë, trajneri i Vitesses, vendosi ta zëvendësojë 19-vjeçarin menjëherë pas pjesës së parë, shkruan GazetaOlle.com.

Ai e pati rastin më të mirë, por portieri i Ajaxit intervenoi mirë. /Olle