Rashica zbulon ndeshjen më të rëndësishme me Kosovën dhe presionin që kishin

Milot Rashica ishte i ftuar në emisionin Interaktiv në KTV, ku foli gjerë e gjatë për Kosovën dhe klubin e tij Ëerder Bremen në Bundesligë.

Ylli i Kosovës zbuloi se si arritën të mposhtin Azerbajxhanin 4:0, dhe presionin e madh që kishin para takimit.

“Nëse i ka konvenuar dikujt kjo ligë jemi ne, por edhe kombëtareve të tjera të vogla. E në këtë ligë ka qenë pak më lehë, pasi kemi kaluar edhe më shumë kohë së bashku, e edhe trajneri ka sjellë një frymë të re dhe besoj se me plot meritë e kemi kaluar grupin. Në kualifikimin e kaluar nuk e kemi njohur njëri tjetrin, kurse tani mblidhemi më shpesh e po luajmë edhe bukur. Ndeshja më e rëndësishme ka qenë ajo ndaj Azerbajxhanit, aty s’ka pas rëndësi se kush shënon por që ta realizonim ëndrrën. Ka pas presion sidomos nga mediat edhe nga tifozët, e kemi ndier presionin por jo në atë masë sa të mos e menaxhojmë. Ne kemi hyrë vetëm për fitore e në fund ja kemi arrit qëllimit”, ka thënë ai.