Rashica stërvitet ndarazi nga grupi

Milot Rashica është lojtari më i ri i kombëtares shqiptare. Edhe pse nuk pritet të luajë në ndeshjen miqësore ndaj Austrisë, ai është stërvitur në stadiumin “Ernst Happel” i diferencuar nga grupi, me ndihës trajnerin Erion Bogdani.

Rashica është duke zhvilluar një sezon të shkëlqyer me Vitessen në Holandë duke shënuar 7 herë dhe dhënë 6 asist.

Paraqitjet e tij i tërhoqi vëmendjen trajnerit De Biasi, i cili  e ka  ftuar në kombëtare.

20-vjeçari nga Vushtria pritet të debutojë me kombëtaren në miqësoren e 29 marsit, ku Shqipëria do të luajë ndaj Luksemburgut, shkruan Asport.

rashica